Negociatori ukrainas: Për statusin e Donbassit do të diskutojnë vetëm Putin dhe Zelensky

TË FUNDIT

Çështja e statusit të Donbass-it është më e vështira”. 

Kështu është shprehur negociatori i Ukrainës David Arahamiya në një intervistë të dhënë pas raundit të takimeve për paqe me Rusinë në Turqi.

Arahamiya shpjegoi se çështja mbetet në parantezë dhe se në Turqi nuk është diskutuar. Sipas tij, të dyja grupet e delegatëve nuk kishin mandat të mjaftueshëm politik për ta diskutuar si temë dhe për këtë arsye, u diskutua për çështje të tjera.

Ministria e Mbrojtjes në vend njoftoi gjithashtu se tërheqja masive nga Kievi dhe Chernihiv, për të cilën u raportua të martën, nuk ka ndodhur.