Edhe pse u paralajmërua vazhdimi, negociatat rrinë pezull, pas takimit të sotëm të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar me secilën parti veç e veç. Lehtësuesi Piter Van Haute, përmes takimeve të ndara me PDSH, BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE, është duke u përpjekur t’i afrojë qëndrimet e tyre për “pakon zgjedhore”.
Sipas njoftimeve të mëparshme, përfaqësuesit e huaj duheshte të përgatisin version të gatshëm të Kodit Zgjedhor, për të cilin duhej të deklarohen të katër partitë.
Askush nuk dëshiron të konfirmojë publikisht informacionin se ekipet negociatore janë pajtuar që të ketë kontroll të plotë në terren të Listës së Votuesve, në kombinim me bazat e të dhënave. Nuk dihet as ajo se vallë për tema të rëndësishme për komunitetet etnike do të votojnë me shumicë të thjeshtë, as ajo se vallë do të ketë diaspora të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme.
Nuk mund të vërtetohet me besueshmëri as informata se palët kanë rënë dakord që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të ketë përgjegjësi më të mëdha, me vendimmarrje publike, kurse ankesat të shkojnë në Gjykatën Administrative, e cila do të vëzhgohet nga një mision mbikëqyrës.
Iskra Opetçeska
