Në Zvicër gati 10 mijë të sapoinfektuar dhe mbi 200 të vdekur nga virusi korona

TË FUNDIT

Numri i të infektuarve me virus korona në Zvicër nga e premtja është rritur për  9.751, ndërsa 213 pacientë kanë ndërruar jetë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

410 pacientë të tjerë ishin pranuar në mjekim spitalor, që shkaktoi ngarkesë shtesë në sistemin shëndetësor.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virus korona në Zvicër dhe Lihtenshtajn është 300.352, ndërsa si rezultat i sëmundjes kanë ndërruar jetë 3.788 pacientë.