Të paktën 28 persona kanë vdekur në zjarret që shpërthyen në shtetet perëndimore amerikane.
Numri më i madh i viktimave janë shënuar në Kaliforni, ku 19 persona kanë vdekur nga zjarret. Numri më i madh i viktimave është paraqitur gjatë ditëve të fundit.
Në shtetet perëndimore amerikane, janë regjistruar më shumë se 100 zjarre që përfshijnë mbi 1.9 milionë hektarë, ndërsa më rëndë janë goditur Kalifornia, Oregoni dhe Uashingtoni.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhud Dir ka deklaruar se presidenti Donald Tramp nesër udhëton për në Kaliforni me qëllim të merr raport për situatën momentale nga autoritetet lokale.
