Në Zelandë të Re janë zbutur masa të caktuara kundër virusit korona, pasi u ul numri i të sapoinfektuarve, kështu që prej në mesnatë maskat më nuk janë të detyrueshme në transportin publik.
Detyrimi për mbajtjen e maskave në transportin publik mbetet në fuqi në Okland, ku është vatra e valës së re të parakohshme të infeksionit, si dhe e aeroplanëve përgjatë gjithë vendit, transmeton Bi-Bi-Si.
Në Zelandë të Re, e cila konsiderohet shembull i mirë për përgjigje të shpejtë të pandemisë së virusit korona, jeta u kthye në normalitet në pjesën më të madhe në qershor, por virusi përsëri filloi të përhapet në gusht, për çka ishte vendosur karantinë në Okland, ndërsa kufizime të caktuara ishin kthyer në qytetet e tjera.
Në atë vend, që nga fillimi i epidemisë janë konfirmuar 1.468 raste me virus korona, ndërsa 25 persona ndërruan jetë./MIA
