Në 48 provincat turke është e detyrueshme të bartni maskë mbrojtëse, dhe për ata që nuk i zbatojnë ato dispozita, është parashikuar gjobë prej 900 lira turke ose rreth 100 euro, transmeton “Haberler”.
Autoritetet turke kanë imponuar detyrimin për të bartur maska në tre qytetet më të mëdha, dhe të shtunën, për shkak të provimeve të studentëve, ata do të vendosin orë policore të kufizuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së rasteve të reja pas rihapjes së shumë kompanive.
Guvernatorët e Stambollit, Ankarasë dhe Bursës kanë njoftuar se maska do të jetë e detyrueshme bazuar në rekomandimet e Këshillit Këshillëdhënës Shkencor.
Turqia shënon rritje të numrit të personave të infektuar të rinj, ndërsa Ministria e Shëndetësisë duke thënë se në muajin e fundit, numri i përditshëm i rasteve të reja është rritur në rreth 600 vetëm në Stamboll, që është qyteti më i populluar i vendit me 15 milion banorë.
Që nga fillimi i epidemisë në Turqi, më shumë se 184.000 njerëz janë konfirmuar të infektuar, ndërsa 4.882 njerëz kanë vdekur./MIA
