Në Tetovë priten disa drunj! Debat i nxehtë mes Kasamit dhe Sulejmani në vendngjarje

TË FUNDIT

Pas publikimit të lajmit në TV21 se rruga “Strasho Pinxhur” në Tetovë është gjashtë muaj në gjendje të mjerueshme, sot filluan punimet. Por komuna punimet i filloi duke i prerë nga drunjtë përreth rrugës.

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami  paralajmëroi  vizitë në këtë rrugë, mirëpo u pritë nga ana e aktivistëve ekologjik dhe të këshilltarëve nga lista e pavarur “Më mirë për Tetovën”.

 “Reagimet e qytetarëve janë normal prandaj të thirra në telefon. Të paralajmërova nuk të erdh mire sms kur thash se erdhën skandalet e kryetarit të ri. Jo do flasim transparent. Kemi thënë se do thirremi në transparencë le të tregoj edhe Memeti në bazë të cilit inspektor në bazë të cilit vendim që të priten deri te shkolla muzikës. Kryetar ne një kryetare e çumë në shtëpi  për këto punë nuk e kemi në plan të ju çojmë në shtëpi nëse punoni ama, nëse bëhen këto punë”, tha Hamdi Sulejmani, këshilltar komunal.

“Me të vërtete ne jemi shumë të revoltuar përfundimisht  kjo  nuk është në rregull, dëmi madh është që nuk mund të kthehet, ama nëse ka ndonjë dru tjetër që mund të shpëtohet edhe ju lutem në lagjet tjera ku do intervenohet të behët me një procedurë të mirëfilltë  se shumë drunjë të vjetër në Tetovë janë prerë, këtu kemi intervenuar edhe te drunjë të ri pamë edhe fidanë të reja. Nuk e di si ua ka bo dorë që t’i presin”

“Kryetar, qytetarët reagojnë se rruga nuk është e asfaltuar,  deri më tani është shumë e drejtë, nëse rruga nuk zgjerohet pse duhet të priten drunjtë”, shtoi Sulejmani.

Por Kasami këtë  e quajti defokusim nga punët që janë duke u bërë. Sipas tij në këtë lokacion do mbjellën drunj të rinj që do jenë më të bukur edhe më  adekuat.

 “Nuk është  në vend defokusimi që bëhet  në aspektin drunjve  se ne vlerësojmë se zëvendësimi do të bëhet me drunj adekuat për 50 vitet e ardhshme  dhe jo me drunj që janë 50 vjet këtu. Poashtu këto drunj në bazë të vjetërsisë do të duhet të ndërtohen  punë që të do të bëhen këtu në afat rekord.  Kjo rrugë do të asfaltohet me të gjithë standardët në afat që i kemi caktuar  me realizuesin e punëve dhe unë mendoj se Tetova do të ketë një rrugë që e meriton”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ndryshe,  rruga Stasho Pinxhur  ka 6 muaj që ka filluar të asfaltohet dhe pamjet e ditës së djeshme flasin se sa është zhveshur kjo rrugë nga drunjtët e vjetër.