Në Tetovë janë shqiptuar 80 paralajmërime për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse

TË FUNDIT

Në rajonin e Tetovës gjatë 24 orëve të fundit nga ana e nëpunësve policorë janë shqiptuar 80 paralajmërime për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të obligueshme, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski. Nga numri i përgjithshëm, 31 persona janë paralajmëruar edhe me shkrim.

“Në periudhën nga 30 prilli deri më 1 maj, për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal, ka denoncime për pesë shkelje për baza të ndryshme”, tha Josifoski.

Në karantinë shtetërore për 14 ditë në hotelet në Kodrën e Diellit kanë arritur edhe 12 persona apo gjithsej 119 njerëz