Në Tetovë do të hapet fabrikë për prodhimin e veturave elektrike! Bekteshi: 130 milionë euro investim, do të hapen 900 vende pune

TË FUNDIT

Në Tetovë do të ndërtohet fabrikë me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike, përcjell TV21. Investimi do të bëhet në zonën zhvillimore teknologjike industriale të Tetovës.

Në seancën e sotme të Qeverisë është aprovuar ndihmë shtetërore për realizimin e këtij investimi.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se investimi kap shumën e 130 milionë eurove ndërsa parashihet që do të hapen 900 vende të reja të punës.

“TETOVA👇 🚙 130.000.000 EURO INVESTIM
🚙 900 VENDE TË REJA PUNE”, ka shkruar Bekteshi në Facebook.