“Në Tetovë 17l në m²”, DPHM njofton se më së shumti shi ka rënë në Gjurishtë

TË FUNDIT

Në stacionin matës Gjurishtë është matur sasia më e madhe e shiut, 54 litra në metër katrorë gjatë 24 orëve të kaluara, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas matjeve në orën 8, 21 litra në metër katror shi të rënë ka pasur në Kriva Pallankë,  17 në Tetovë, tetë në Pozharanë, shtatë në Manastir dhe Vinicë, pesë litra në Prilep dhe Krushevë, katër në Shtip, tre litra në stacionin matës Shkup – Zajçev Rid dhe Ohër, dy në Demir Kapi dhe Berovë dhe një litër në Strumicë dhe Mavrovë .

“Në pjesën e parë të natës moti ka qenë i paqëndrueshëm me shtrëngata dhe reshje të rrëmbyeshme shiu në Shkup dhe në pjesën më të madhe të verilindjes së vendit. Deri në mëngjes ka qenë me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të vendit ka vranësira dukshëm të ulëta. Mëngjesin e sotëm po fryn erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm”, bëri të ditur DPHM.

Moti sot so të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv (për kohë të shkurtër me sasi më të mëdha të ujërave), zbrazje elektrike, erë të fuqishme prej mbi 70 kilometra në orë dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 22 deri 28 gradë. UV do të jetë 6.

Në Shkup, moti do të jetë, i ndryshueshëm me vranësira. Prej paradite do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar me kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër. Temperatura minimale do të bie deri 14, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 24 gradë.