Në Suedi numër i lartë rekord për 24 orë i rasteve të reja me Kovid-19

TË FUNDIT

Në Suedi sot janë regjistruar 5.990 raste të reja të të infektuarve, që është më së shumti që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 42 persona kanë vdekur.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në atë vend tani është 6.164.

Shkalla e vdekshmërisë është shumë më e madhe sesa në vendet tjera nordike, të cilat, për dallim nga Suedia, kanë vendosur masa kufizuese.