Në Suedi më shumë se 5.000 persona të vdekur nga koronavirusi

TË FUNDIT

Në Suedi numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri arriti 5.041, ndërsa dje ka qenë 4.939.

Suedia  kishte qasje më të butë në luftën kundër Kovid-19,  duke i lënë të hapura shumë shkolla, dyqane dhe restorane, ndërsa duke u mbështetur vetëm në distancën sociale dhe higjienën.

Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi në Suedi,  në bazë të numrit të banorëve, është shumë më i madh se sa në vendet fqinje, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda, ku autoritetet kanë zbatuar masa më të ashpra./MIA