Në Spitalin “Kozle” po trajtohen 3 pacientë me Covid-19

TË FUNDIT

Një pacient i moshës 81 vjeçare dhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 2 vjeçe pozitiv me Covid-19, po tajtohen në Spitalin e mushkërive “Kozle”. Kjo pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që ky spital të shndërrohet në Qendër Covid2. Vendimi erdhi pasi u mbushën kapacitetet në Klinikën Infektive dhe SPQ “8 Shtatori”. Përndryshe këtu trajtohen pacientët me pasqyrë më të lehtë dhe të mesme klinike, që janë pozitiv ose dyshohet se janë të infektuar me virusin korona. Për TV21 drejtori i Institutit të sëmundjeve të mushkërive te fëmijët “Kozle” Angellço Andonov, tha se pacientët janë në gjendje të shkëlqyeshme.