Qëndrimi i opozitës për të mos votuar në Kuvend për miratimin e vendimeve për shpalljen e gjendjeve të jashtëzakonshme është për të ardhur keq në veçanti duke marrë parasysh se opozita ka marrë pjesë në sjelljen e të gjitha dispozitave ligjore, deklaroi zv/kryeministri i parë Artan Grubi.
-Në ato vendime të Qeverisë ka marrë pjesë edhe opozita dhe n asnjë prej tyre nuk e ka kundërshtuar, andaj pres që atë vendim që e ka pasur në Qeveri ta konfirmojë edhe në Kuvend. Kushtetua është shumë e qartë, Kushtetua flet vetëm për konfirmim e vendimeve nga ana e Kuvendit,-shtoi Grubi./TV21
