Në Shtëpinë e Bardhë sot fillon takimi dyditor i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë si pjesë e vazhdimit të dialogut të tyre.
Takimi organizohet nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për negociatat Kosovë-Serbi Riçard Grenell dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brajan, ndërsa delegacionet Kosovë-Serbi do të drejtohen nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel, është shprehur i inkurajuar se qëllimi i qartë i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në negociatat me palën serbe është arritja e një marrëveshjeje që përfshin njohjen reciproke, pa e rrezikuar integritetin territorial të Kosovës, transmeton portali “Kallxo.com”.
Për momentin është e panjohur nëse presidenti amerikan Donald Tramp do të jetë pjesëmarrës në takime.
Pas takimit në Uashington, delegacionet e larta nga Kosova dhe Serbia, për të vazhduar dialogun do të kenë takim në Bruksel më 7 shtator. Takimi do të organizohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Xhosep Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd Mirosllav Lajçak./MIA
