Në atmosferë ndryshe, si asnjëherë deri tani, Shqipëria e ka pritur Vitin e Ri 2021, por me dëshirën e qytetarëve të saj që përfundimisht të kalojë koronavirusi dhe jeta të kthehet në normalitet.
Nata e ndërrimit të moteve ka kaluar me orë policore nga ora 20:30, ndalesë të grupimeve, objekte të mbyllura hotelerike, prani e madhe e nëpunësve policor veçmas në sheshe, që për shkak të lëvizjes së kufizuar ishin dëshmitarë të vetëm edhe të fishekzjarrëve më të vogla.
Për herë të parë, madje qytetarët që jetojnë në diasporë kanë munguar në tryezat e festave te të afërmit e tyre.
As edhe në Tiranë, as në ndonjë qytet tjetër, qytetarët nuk kanë dalë në sheshe të festojnë, ndërsa i vogël ka qenë edhe numri i atyre që u janë gëzuar fishekzjarrëve.
Për dallim nga vitet e kaluara kur kalimi nga një vit në tjetër është pritur me muzikë dhe mijëra të tubuar në sheshin “Skënderbeu” dhe kishte fjalim të kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, tani urimin e ka dërguar nga kabineti i tij duke e konsideruar vitin 2021 si vit të rilindjes dhe dëshiroi mirëqenie dhe fat.
Urime me rastin e Vitit të Ri deri te qytetarët ka dërguar edhe kreu shtetëror shqiptar duke dëshiruar vit më fat.
Kryeministri Edi Rama sipas traditës ka vizituar dy foshnjat e porsalindura dhe atyre dhe nënave iu dëshiroi shëndet dhe fat, duke iu ndarë edhe dhurata. Foshnjat e para të lindura janë femra, të lindura në minutën e parë të ndërrimit të moteve.
