Policia e Shqipërisë në vendkalimet kufitare Kakavijë me Greqinë dhe në Morinë me Kosovën ka konfiskuar heroinë dhe mariuhanë, të cilat duhej të dërgoheshin në vendet fqinje.
Në vendkalimin Kakavi, në qytetin jugor Gjirokastër, gjatë kontrollit të një kamioni janë zbuluar 15 kilogramë heroine, ndërsa është arrestuar një banor 63-vjeçar i Elbasanit.
“Në bazë të analizës për rrezik të bërë nga policia kufitare dhe shkëmbim të informacioneve me strukturat e komisariatit të policisë nga Gjirokastra, në kuadër të aksionit policor me emër ‘Koordinim’, në dalje, në kontroll në linjën e dytë, janë zbuluar dhe konfiskuar 15 kilogramë heroine, destinacioni final i së cilës ishte tregu grek i drogës”, njoftoi policia.
Në veri, në vendkalimin Morinë, janë arrestuar dy djem nga Kosova të moshës prej 24 dhe 25 vjet, në automobilin e të cilëve policia ka zbuluar sasi më të madhe të mariuhanës.
Droga ishte zbuluar pas një kontrolli më të hollësishëm, në dalje të territorit shqiptar, pasi policia kufitare dyshonte për shkak se ata ishin të shqetësuar.
