Në Shqipëri rekord i ri prej 319 të infektuarve me Kovid-19, opozita akuzon për mungesë testesh

TË FUNDIT

Vazhdon numri i lartë i të infektuarve të rinj me Kovid-19 në Shqipëri, gjë që konfirmon numrin e sotëm prej 319 të infektuarve të rinj, që është një rekord i ri negativ.

“Situata është akoma serioze. Nga 1.534 teste të kryera, Kovid-19 është diagnostikuar tek 319 ose 21 për qind të atyre që u testuan. Shumica e të infektuarve të rinj janë nga Tirana 141, pastaj nga Fieri 38 dhe numri i të infektuarve po rritet në Pogradec, Elbasan dhe Korçë. Apelojmë për respektimin e rreptë të masave të mbrojtjes, me qëllim që të mos kemi nevojë për shtrëngim të masave përsëri, gjegjësisht të vendosim karantinë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur tre persona ose 502 deri më tani, ndërsa e kanë fituar 90 ose 11.097 nga gjithsej 20.634 të infektuarit.

Një rekord negativ u regjistrua edhe midis personave të shtruar në spital, i cili tejkaloi numrin  300.

Ndërkohë, opozita ka akuzuar se shifrat e përditshme të komunikuara nuk janë reale.

“Këto janë numra jorealë, ata që janë të infektuar me virusin e rrezikshëm janë dy deri tre herë më shumë. Nuk ka teste në spitale, njerëzit presin me ditë dhe i lihen fatit të tyre. Gjithashtu i madh është numri i atyre që, megjithëse janë të infektuar, nuk raportojnë në spitale sepse, për shkak të mjerimit në të cilin i ka sjellë Edi Rama, nuk kanë mjete për trajtim”, akuzoi Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës.

Ai bëri thirrje për ndërmarrje të menjëhershëm të masave për të parandaluar një katastrofë dhe kërkoi që të paktën 2.500 teste të kryheshin çdo ditë.