Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shqipërisë bëri të ditur se prolongohet fillimi i planifikuar me punë e transportit publik të hënën, për shkak të trendit të rritjes së të infektuarve të rinj me Kovid-19.
Komiteti teknik me të cilin udhëheq profesor doktor Mira Rakacoli, vendimin e solli pas shqyrtimit të gjendjes aktuale epidemiologjike, që është vlerësuar si e qëndrueshme, por për siguri më të madhe, kjo masë e paralajmëruar shtyhet, sepse është vlerësuar se paraqet “aktivitet me rrezik të lartë”.
Ajo i porositi qytetarët dhe biznesin se “shkuarja para në lehtësimin e masave” është në duart e tyre me respektim të masave dinjitoze.
Pas një periudhe të caktuar me numra njëshifror dhe të ulët të të infektuarve të rinj në bazë ditore, nga e hëna ai numër është në rritje të vazhdueshme, kështu që sot janë regjistruar 48 të infektuar të rinj, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë.
