Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e Kovid-19.
Nga 1889 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë, ndërsa 9 nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.
“Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet KOVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç”, informoi MSH-ja, njofton Ora njuz.
Deri tani në vend janë bërë 251.524 teste, rezultat pozitiv është fituar te 55.755 persona, janë shëruar 31.181, ndërsa raste aktive ka 23.431, derisa kanë vdekur 1.143 persona.
