Në Shkup sanksionohen 393 shoferë, nga të cilët 164 për tejkalim të shpejtësisë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 393 sanksione, mes të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shoferi 27 persona, për tejkalim të kufirit të shpejtësisë 164 shkelje, si dhe për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara 22.

Janë sanksionuar 16 motoçiklistë, janë shqiptuar 92 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe 85 automjete të ngritura nga karrotreci (gjithsej 177), ndërsa janë gjobitur edhe 37 persona për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Nga MPB paralajmërojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të trafikut edhe në ditët në vijim. Nga  atje apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat  për ta rritur sigurinë në komunikacion./MIA