Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 278 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 30 sanksione, kumtuan sot nga MPB-ja.
Në kuadër të kontrollove të veprimit në fushën e trafikut, gjatë ditës së djeshme nga numri i përgjithshëm i sanksioneve në Shkup, 16 janë masa për automjete të paregjistruara, 12 janë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular. Pesë sanksione janë shqiptuar për mosdhënien e përparësisë për këmbësorët, 80 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, 48 automjete u morën nga karrotreci dhe 18 sanksione për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Nga MPB-ja theksuan se kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.
