Ministria e Punëve të Brendshme dje në territorin e qytetit të Shkupit ka sanksionuar 190 shoferë, nga të cilët 34 për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 25 me probleme teknike dhe pa regjistrim, 10 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 35 për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt dhe 20 për mos mbajtje të mbrojtjes personale.
Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret që të rritet siguria në komunikacion.
