Gjatë 24 orëve të kaluara në Kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 257 persona të dyshimtë dhe pozitivë në Kovid-10 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit u pranuan 12 persona në klinkat interne.
Në Kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” dje u pranuan gjashtë pacientë të rinj dhe gjashtë në Klinikën infektive.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë liruar 23 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën për lëkurë në Kovid-qendrën po mjekohen 27 pacientë, në Klinikën për neurologji 30, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 11 pacientë me simptoma të koronavirusit.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 70 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 90 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët “Kozle” ka 26 pacientë, në KGJO tre paciente.
Gjithsej 257 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë me përkrahje të oksigjenit.
Numri i pacientëve të pranuar ditën e kaluar është stabil dhe në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 88 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas çlajmërimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje të oksigjenit dhe mund të përkujdesin pacientë të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit, qëndron në kumtesë.
