Në Shkup dje janë sanksionuar 388 shoferë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet përforcuara në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit, siç kumtojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar gjithsej 388 masa, mes të cilave edhe 46 për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, 34 për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara, 13 sanksione për përdorimin e telefonit celular, Për parkim jo të drejtë janë shqiptuar 59 masa, kurse 55 masa për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, informojnë nga MPB dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që të rritet siguria e komunikacionit.