Nga 182 rastet e reja të regjistruara me Kovid-19 në vend, në pajtim me të dhënat e sotme të Institutit të Shëndetit Publik, 107 janë nga Shkupi, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet arriti 2.243, ndërsa aktiv janë 1.507 raste.
Numri më i madh i rasteve aktive edhe mëtej është në komunën e Çairit – 336 që është për 30 më shumë se dje, pastaj vijojnë Gazi Baba-128 (+14), Aerodromi – 125 (+6), Qendra – 121 (+7), Buteli – 118 (+12), Saraji – 105 (+10), Karposh – 103 – (+3)…
Raste aktive ka edhe në Kisella Vodë – 80 (+9), Gjorçe Petrov – 62 (+5), Studeniçan – 71 (+9), Shuto Orizarë – 51 (+5), Haraçinë – 38 (+5), Ilindenin – 24 (+4), Petrovec – 12, Çuçer Sandev – 8 (+1), Sopishte -12 (+1), Zelenikovë – 1, tre janë të huaj, ndërsa katër janë të shpërndarë./MIA
