Në Tetovë sot u ngrit flamuri kombëtarë shqiptar për nder të festës së nëntorit.
Të rinjtë në formë simbolike ngritën flamurin në sheshin “Iliria”.
Festa filloi nga shkolla e mesme mjekësisë me marshim drejtë qendrës së qytetit.
Qindra të rijnë e te reja ishin veshur me veshje kombëtare.
Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i komunës së Tetovës, i cili tha se është kënaqësi që të rinjtë festojnë festat e nëntorit, ndërsa tha se shpreson që shqiptarët do jenë të bashkuar në Evropë.
“ Vërtet ka një krenari të veçantë edhe kënaqësi që ne jemi pjesë e kësaj kohe kur gjenerata e reja po e vazhdojnë traditën e përkujtimit edhe festimit të 28 nëntorit edhe festive të nëntorit në përgjithësi dhe vazhdojnë të mbajnë amanetin gjallë se këtë vend këtë shtet edhe këta troje na lan amanet të parët edhe ne të vazhdojmë edhe më tutje që ne përfundimisht të kemi një shtet apo një bashkim të kombit shqiptar kurdo qoftë ajo apo sidoqoftë ajo , se shqiptarët e meritojnë të jenë të bashkuar të kenë jetë më të mirë edhe bashkë me popujt tjetër të Evropës të jenë ndër popujt më të zhvilluar të Evropës.”- deklaroi Bilall Kasami Kryetrar i komunës së Tetovës.
Manifestime të për festat e nëntorit ka pasur edhe në të gjithë shkollat fillore, ndërsa ndërmarrja autobusët e publike Tetova transport për nderë të festës së nëntorit gjatë ditës së sotme kanë transportuar qytetarët falas.
