Në Serbi në trekëndëshin me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë është zbuluar një minierë me 19 ton ar

TË FUNDIT

Kompania hulumtuese kanadeze “Medgold resurse”  njoftoi se në Serbinë jugore, në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në suaza të projektit  të quajtur “Tlamino”, ka zbuluar rezerva preliminare prej rreth shtatë milion ton miniera, me rreth 680.000 ons, ose rreth 19,3 ton ar, në vlerë prej  diçka më shumë se një miliard dollarë, lajmëroi korrespondenti iMIA-s nga Beogradi.

Ata paralajmëruan  përpunim të  studimit  fizibilit preliminar,  i cili duhet t’i konfirmojë këto rezultate.

Me projektin “Tlamino”, siç është konfirmuar, përmbajtja e arit në atë vend, mesatarisht, është rreth tre gramë në një ton.

Studimet preliminare, si dhe studimet  plotësuese metalurgjike do t’i përpunojnë  kompanitë  nga Britania e Madhe, sepse ekzistojnë  indikacione serioze se në atë vend ekziston  sasi më e madhe e atij metali të çmuar.

Në hulumtimin e pasurisë minerale  të quajtur projekti Tlamino, Medgold ka gjetur edhe shtresa të xehes prej 40 metra, në të cilin ka 8,32 gramë ar në një ton dhe pothuajse 193 gramë të pabesueshme  në një ton argjendi.

Në të njëjtën kohë, komapnia gjeologjike kanadeze Tedijan e cila heton në minierat e metalit në Serbi, Bullgari dhe Kosovë publikoi se ka arritur marrëveshje për blerje të  komapnisë gjeologjike serbe EFPP,  e cila posedon të drejtë të hulumtimit  në vendet Kizhevak dhe Sastavci, në rrethinë të Rashkës, ku më parë ishin minierat  për argjend dhe zink, publikuan “Veçerni Novoski”.