Në Serbi gjendet trupi i pajetë i një burri, ishte betonuar brenda shtyllës së shtëpisë

TË FUNDIT

Policia në Leskovc të Serbisë njoftoi se gjatë hetimeve për vetëvrasjen e një gruaje 38-vjeçare nga Tërnjani afër Leskovcit, ka gjetur trupin e një burri të betonuar në një shtyllë të shtëpisë.

Trupi i pajetë i është bërë autopsisë dhe hetimet janë duke vazhduar, por mediat raportojnë se jozyrtarisht bëhet fjalë për bashkëshortin e tashmë të ndjerës, për të cilin besohej se punonte jashtë vendit.

Dyshimet janë se ajo e ka vrarë së bashku me të dashurin e saj tre vite më parë dhe e ka betonuar.

“Me shumë sukses gënjeu familjen dhe fëmijët se ai kishte shkuar për të punuar jashtë vendit dhe se do të fliste me të. Pasi ajo kreu vetëvrasje, i dashuri i saj shkoi në polici dhe ka pranuar gjithçka”, deklaron për Nova.rs një burim i afërt me hetimin.

Trupi i pajetë i 38-vjeçares u gjet dje në një objekt në oborrin e shtëpisë së saj ndërsa zhdukja e saj u raportua nga familjarët pak ditë më parë.