Në Saraj dje janë sanksionuar 166 shoferë, 26 prej tyre kanë qenë pa patentë shoferi

TË FUNDIT

Në territorin e Komunës Saraj dje në kontrollet e veprimit  në fushën e komunikacionit, policia ka sanksionuar  166 shoferë.

Siç kumtoi MPB, nga sanksionet e shqiptuara, mes tjerash janë sanksionuar edhe 26 qytetarë për vozitje pa patentë shoferi, 19 persona të cilët kanë vozitur me automjete të paregjistruara, ndërsa janë shqiptuar edhe 14 gjoba për mosmbajtje të maskës  mbrojtëse.

Policia apelon që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.