Në sallën e re gjyqësore fillon gjykimi për “Aditiv”, PTHP: Do të dëshmojmë jofunksionalitet institucional dhe moral në EMV

TË FUNDIT

Të gjithë të akuzuarit në Aditivë për herë të parë u ulën në bankën e të akuzuarve. Mes 31 personave të akuzuara, mungoi Vasko Kovaçevski që është në arrati. Procesi gjyqësor udhëhiqet kundër pesë personave juridikë për krim në kompaninë shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut, i cili peshon 6,5 milionë euro.

“Për Vasko Kovaçevskin ka arsye të rëndësishme për gjykim dhe gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë”, tha Daniella Dimovska, gjykatëse.

E bija e Kovaçevskit me autorizim të noteri angazhoi avokat për babanë e saj i cili kërkoi prolongim të seancës së sotme gjyqësore për shkak se nuk ishte e njoftuar me provat.

“Akti vlerësohej për 4 muaj, paraburgimet janë efektive dhe bëmë shpenzim të madh për seancën e sotme. Sot nuk do të fillojmë me procedurën dëshmuese, kështu që do të keni mundësi për t’u njoftuar me provat. Sot nuk do ta prolongoj seancën gjyqësore”, pohoi Daniella Dimovska, gjykatëse.  

Të gjithë të akuzuarit thanë se nuk ndjejnë faj. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit përmes riregjistrimit të kompanive dhe kontratave mes operatorëve ekonomikë, kanë kurdisur tenderë për blerjen e aditivëve për qymyr për nevojat e TEC Manastirit dhe TEC Osllome.

“Prokuroria do të dëshmojë një shpërbërje institucionale dhe morale të sistemit të menaxhimit të SHA ESM në kohën kur të akuzuarit ushtronin detyrat e tyre zyrtare brenda atij sistemi të menaxhimit dhe vendimmarrjes. Natyrisht, do të dëshmojmë në çdo pjesë të aktakuzës se të akuzuarit janë organizuar në një grup kriminal me qëllim kryerjen e veprave penale sipas neneve 275, 353 dhe 273 për pastrim parash”, u shpreh Natasha Pop Trajkov, prokurore.

Gjykimi filloi në sallën e re digjitale afër burgut Idrizovë, e ndërtuar me para të BE-së e cila ishte jashtë përdorimit për 5 vjet.

“Prej atëherë deri më sot fatkeqësisht kjo sallë ishte e zbrazët. Kjo është një sallë gjyqësore europiane e cila meriton të përdoret. Andaj dua t’i thërras të gjithë gjykatësit të tjerë sidomos për rastet më të mëdha me numër më të madh të të akuzuarve, në të ardhmen ta përdorin këtë sallë”, tha Aleksandar Pandov, Drejtor i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.

Salla gjyqësore digjitale është ndërtuar sipas standardeve botërore të sigurisë me hyrje të veçanta për trupin gjykues, palët, publiku dhe për personat e arrestuara me respektim të plotë të të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë. Kjo, siç u tha atëherë, mundëson paanshmëri në veprimin e gjykatës dhe do të kontribuojë për uljen e shpenzimeve për transport dhe sigurim të personave të arrestuara nga reparti i paraburgimit deri në godinën e Gjykatës penale.