Në Rumani dita e tretë me radhë me më shumë se 4.000 të infektuar

TË FUNDIT

Në Rumani në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4.026 raste të reja me koronavirus që është dita e tretë me radhë e të infektuarve të rinj që tejkalon 4.000, ka njoftuar shtabi i krizës i atij vendi.

Edhe 75 persona vdiqën gjatë ditës së kaluar, transmeton agjencia Agjerpres.

Nga mesatarja e fundit janë testuar 30.325 persona.

Nga fillimi i pandemisë në Rumani janë infektuar 172.516 persona, ndërsa kanë vdekur 5.749.