Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas në verilindje të vendit, në rajonin Harkov, humbën jetën të paktën 25 persona, bënë të ditur autoritetet ukrainase.
“Sipas informacioneve të para, në aeroplan ka pasur 27 persona. Për fat të keq, 25 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa ka dy të mbijetuar, lutemi për jetën e tyre dhe japim mbështetje të shpejtë”, shkroi shefi i drejtorisë rajonale shtetërore, Aleksej Kuçer.
Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski deklaroi se sot do ta vizitojë Rajonin e Harkovit.
“Urgjentisht po formohet komision për sqarim të të gjitha rrethanave dhe shkaqeve për tragjedinë. I dhashë udhëzime relevante kryeministrit. Po vijojnë operacione për kërkime dhe shpëtim. Nesër do të jem në rajonin Harkov”, shkroi Zelenski.
