Në repartet infektive në vend trajtohen 753 pacientë, ka shtretër të lirë

TË FUNDIT

Në 24 orët e kaluara, 612 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus janë trajtuar në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin. Në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar 141 të sëmurë shtesë, me të cilët numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19 të cilët trajtohen në spitale nëpër klinikat infektive arrin 753, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Brenda spitaleve, siç theksohet, ka rreth 130 shtretër spitalorë të lirë, dhe bëhet lëshimi pacientëve të shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 77 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19. Në spitalin e Shtipit, megjithatë janë hospitalizuar 61 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, në Veles trajtohen 66 të sëmurë, kurse në Kumanovë 73 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrën Kovid në Ohër janë hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 94, në qendrën kovid në Gostivar 44, në Strugë 35 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës ka 70 pacientë të hospitalizuar, në Koçan 25, në Kërçovë 20, Kavadar 33, kurse në Gjevgjeli 10 persona pozitiv në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus pozitiv dhe të dyshuar të trajtuar në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1,212.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Përkundër fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i njësive të repartit do të zgjerohet më tej, thuhet në kumtesë.