Në 24 orët e kaluara në qendrat për kovid në Shkup janë hospitalizuar 42 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, kumtoi Ministra e Shëndetësisë.
Gjithsej 499 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Në 24 orët e fundit, në klinikat interne kishte gjithsej 22 pranime dhe një pacient ishte i hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre në kovid-qendrën e Klinikës së Nevrologjisë, katër të sëmurë janë të hospitalizuar në ORL, tre pacientë në Klinikën për Gastroenterohepatologji dhe po aq në Klinikën e Syve. Nga katër të sëmurë ishin të pranuar në Institutin për TBC dhe Klinikën për Neurologji. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” kishte 10 pranime të reja të pacientëve, në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë pranuar 10 të sëmurë. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 20 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid-qendrën mjekohen 26 pacientë, në Klinikën për Neurologji 33 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 49 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid qendrën në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë 25 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Syve 14 pacientë, ndërsa në ORL 27 të sëmurë.
Në Klinikën për Gastroenterohepatologji gjenden 23 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 110 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 161 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 31 pacientë, nga të cilët 8 fëmijë dhe 23 të rritur. Gjithsej 499 pacientësh të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet infektive të spitaleve të kryeqytetit. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
Përkundër numrit të madh të pranimeve ditën e djeshme, sot në mëngjes ishin rreth 30 vende të lira pune, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimeve të pacientëve të shëruar të lirohen vende shtesë në klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.
