Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat e kovidit në spitalet në shtet është regjistruar se po mjekohen gjithsej 780 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virus korona, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në virus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e shtetit është 1.275.
Siç njoftuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, ka rreth 230 shtretër të lirë në qendrat e kovidit.
Pas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministri në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 75 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 52 pacientë.
Në repartin infektiv në Tetovë ka 43 pacientë, në Veles po mjekohen 49 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 93 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid 19. Në qendrën e kovidit në Ohër ka të hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 91 në qendrën e kovidit në Gostivar 58, ndërsa në Strugë 39 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 77 pacientë, në Koçan 13 në Kërçovë 11, Kavadar 54, në Gjevgjeli 16 persona, ndërsa në Dibër 10 pozitivë dhe të dyshuar në virus korona. Duke pasur parasysh se numrat po ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të pacientëve.
Gjatë ditës po lëshohen edhe pacientë të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë.
“Të gjitha repartet infektive kanë shtertër të lirë dhe sasi të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni. Ministria është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve të kovidit do të zgjerohen në mënyrë shtesë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
