Në Prishtinë një lokal përfshihet nga zjarri, policia jep detajet

TË FUNDIT

Një lokal që gjendet afër Hotel Grandit dhe përballë New Bornit është përfshirë nga zjarri, shkruan RTV21.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për rtv21.tv ka informuar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë.

Borovci ka deklaruar se rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarrin në një lokal në rrugën ”Luan Haradinaj”, në Prishtinë./21Media

RTV21 sjell pamje nga vendi i ngjarjes