Në Portugali mbyllen shkollat dhe fakultetet për shkak të Covid-19

TË FUNDIT

Prej sot qeveria portugeze do t’i mbyllë të gjitha institucionet shkollore, me qëllim ​​që të mos përkeqësohet situata me pandeminë Covid-19.

Sipas bllokadës së fundit që filloi javën e kaluar, të gjitha shërbimet që nuk janë jetike për jetën e qytetarëve janë mbyllur dhe njerëzve u është urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Qeveria e Lisbonës është kritikuar sepse i mban shkollat hapur, ndërsa prindërit e nxënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme i kanë bërë thirrje qeverisë t’i mbyllë shkollat.

Kopshtet, shkollat ​​dhe fakultetet do të mbyllen prej sot, me ç’rast dy milionë nxënës dhe studentë do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.