Në Poloni mbahen zgjedhje presidenciale, të cilat llogariten si test për shefin aktual të shtetit, Anzhej Duda dhe partisë konservatore në pushtet – Partia e së Drejtës dhe Drejtësisë.
Njëmbëdhjetë kandidatë marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa rezultatet priten të mërkurën. Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, rrethi i dytë do të mbahet më 12 korrik.
Duda premtoi se nëse fiton mandatin e dytë, do të punojë në rritjen e standardit jetësor të polakëve në nivel të Evropës Perëndimore dhe ruajtjen e vlerave tradicionale.
Zgjedhjet presidenciale ishin caktuar për 10 maj, por janë anuluar për 28 qershor për shkak të epidemisë me koronavirusin./MIA
