Në Poloni është paralajmëruar protesta më masive për shkak ndalesës për abort

TË FUNDIT

Aktivistët për të drejtat e grave po përgatiten për siç thonë ata  protestën më masive ndonjëherë në Poloni, ku  për më shumë se një javë mbahen tubime për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon abortet në rastet me çrregullim të fetusit.

Protesta është planifikuar për sonte në kryeqytetin Varshavë, përkundër thirrjes së qeverisë për të qëndruar në shtëpi për shkak të numrit të madh të rasteve të koronavirusit.

Në Poloni dje u regjistrua numër rekord i të infektuarve me Kovid-19, mbi 20,000 raste dhe 301 vdekje.

Prokurori publik njoftoi se ai do të ngrit padi penale kundër organizatorëve të protestës për shkaktimin e kërcënimit epidemiologjik, i cili mbart dënim me tetë vjet burg. Mediat lokale njoftojnë se Gjykata e Qarkut në Varshavë po përgatitej për të trajtuar një numër të madh rastesh.