Në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, filloI vaksinimi me vaksinën ruse “Sputnik V”.
Nga MSH thonë se edhe vaksina ruse do të përdoret për të vaksinuar personelin mjekësor, për shkak të zgjerimit të gjendjes aktuale.
“Për shkak të zgjerimit të kapaciteteve kovid dhe gjendjes aktuale, do të vazhdojë vaksinimi i punonjësve shëndetësor, të cilët janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID-19”, thonë nga MSH.
Më herët u paralajmërua se vaksina ruse do të përdoret për të vaksinuar të sëmurët kronikë dhe personat e vendosur në shtëpinë e pleqve.
Nga ana tjeter në poliklinikën “Bukuresht” po behet rivaksinimi me vaksinën “Pfizer”
“Vaksinimi po zhvillohet sipas renditjes së organizuar. Fillimisht do të vaksinohet personeli mjekësor në vend. Sot, sipas listës ishin punëtorët shëndetësorë nga spitali dhe covid-qendra në Prilep”, tha Sonja Ralleva.
