Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orën 19:00, sipas orës në Kosovë, do të ketë një adresim për media për të mësuar të gjitha detajet që kanë të bëjnë me marrëveshjen për zhvillimin ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet sot në Washington, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti Donald Tramp.
Delegacioni i Kosovës do të ketë edhe një takim me sekretarin e shtetit, Majk Pompeu, rreth orës 22:00 sipas orës në Kosovë. Përndryshe, nesër delegacioni i Kosovës do të udhëtojë për në Kosovë.
