Ohri po përgatitet për sezonin veror, ndërsa për të mirëpritur turistët, këtë vit do të vendosen pajisje urbane në bregun e liqenit të Ohrit. Në bregun e liqenit do të vendosen pajisje mobile thotë, tregoi kryetari i Ohrit Kiril Pecakov, sipas të cilit kjo nuk është në kundërshtim me rekomandimet e UNESCO-s. Ai madje thotë se kanë punuar shumë për të përmbushur rekomandimet e UNESCO-s duke prishur të gjitha platformat në liqen, ndërsa pajisjet urbane do të jenë të lëvizshme që të mund të largohen më lehtë.
https://www.youtube.com/watch?v=nrKimIF_Vns
“Ne si komunë e Ohrit kemi bërë mjaftueshëm sidomos vitin e fundit edhe pse edhe pas ka shumë për çfarë të flitet pikërisht në këtë temë, ne do t’i prezantojmë të gjitha punët tona deri ku kemi arritur çfarë kemi bërë, çfarë kemi projektuar”- deklaroi Kiril Pecakov, kryetar i Komunës së Ohrit.
Profesori universitar Naum Marinoski thotë së urbanizimi i vendbanimeve rurale do të ishte një zgjidhje për ndërtimet e egra. Shton se kjo paraqet bazë që të mos vijë deri tek ndërtimet e egra dhe të mbrohet vendi.
“Rregullimi i ambientit duhet të shkoj paralelisht me procesin e çrrënjosjes së ndërtimeve të egra, ndërsa ndërtimet e egra mund të çrrënjosen vetëm me urbanizim, në kuptimin e përmasimit të infrastrukturës dhe kushteve me peizazhi me hortikulture etj., që është një pjesë përbërëse e urbanizimit”- deklaroi Naum Marinoski, Profesor Universitar.
Në shtator UNESCO do të vendosë nëse Liqeni i Ohrit do të kalojë në trashëgimi botërore në rrezik ose nëse do të jap afat shtesë për përmbushjen e 19 rekomandimeve të dhëna vite më parë.
