Në një sulm ajror mbi talebanët humbën jetën së paku 12 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa 14 janë lënduar në një sulm të shkollës fetare në provincën verilindore Tahar, kumtuan sot autoritetet lokale.
Hadi Xhamal, zëdhënës i njësisë ushtarake afgane, konfirmoi se ka pasur sulm ajror të mërkurën në mbrëmje, duke shtuar se “nuk është e qartë nëse në sulm janë vrarë civilë dhe fëmijë”, dhe se është ngritur hetim.
Ai nuk ka arsye më detajore për sulmin ajror.
Talebanët vranë së paku 37 ushtarë në sulmet në 72 orët paraprake, prejse kryengritësit kanë kryer sulm mbi rajonin Baharak në Tahar, duke i detyruar liderët qeveritar të kërkojnë ndihmë nga ajri.
Abdul Kajom Hajrat, shef i repartit të qarkut për shëndetësi në Tahar, tha se dhjetë persona janë vrarë nga rradhët e shërbimit ushtarak special afgan.
Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Muxhahid konfirmoi se kryengritësit kanë marrë pjesë në trazirën me armatën afgane në Tahar.
