Në një fabrikë për ëmbëlsira në Notingemshir, në Angli, 72 punëtorë janë pozitiv në koronavirus, transmeton Skaj Njuz.
Siç potencohet, janë testuar 701 të punësuar, ndërsa tani Shërbimi shëndetësor nacional do t’i testojë të gjithë 1.600 të punësuarit.
Rreth 33 të punësuar, që kanë qenë pozitiv, janë kthyer në punë pasi një kohë të caktuar kanë qenë në izolim.
Javën e kaluar u zbulua se pothuajse 300 të punësuar në fabrikën për sanduiç “M&C” në Northempton janë pozitiv në virus. sn/