Në Mostarin Lindor kandidatët nuk votuan as për veten e tyre

TË FUNDIT

Partia Ekologjike e Republika Sërpska, kishte dy kandidatë në zgjedhjet lokale të Bosnje dhe Hercegovinës në komunën e Mostarit Lindor, por nuk fitoi një votë të vetme, sipas rezultateve të para paraprake të lëshuara këtë mëngjes.

Nga i vetmi vendvotim në këtë komunë dhe 100 për qind e votave të përpunuara, Milomir Sjeran dhe Tijana Vuçiq Kallajxhiq mbetën pa mbështetje.

Kjo do të thotë se ata nuk votuan as për veten e tyre, njoftoi televizioni “H1” i Sarajevës.

I njëjti rast në këtë komunë, kujtojnë ata ishte vërejtur me kandidaten e Partisë Socialiste, Ana Antel, e cila gjithashtu mbeti pa asnjë votë, si dhe me Amra Abaza e cila ishte kandidate e Partisë për Veprim Demokratik.

Fenomene të ngjashme janë vërejtur edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë.