Policia e Bjellorusisë për shpërndarjen e demonstrantëve ka arrestuar pothuajse 20 gra, pjesëmarrëse në protestën e sotme në sheshin e lirisë në qendrën e Minskut.
Sipas dëshmitarëve, mes të arrestuarve është edhe Olga Kizhnjikova ish modele e Bjellurusisë për vitin 2008 dhe ajo si gratë e tjera të arrestuara me furgon është dërguar në stacion policor.
Forcat policore kanë formuar kordon rreth disa rrugëve qendrore, por megjithatë atje është parë një grup i madh i forcave opozitare, por ata ende nuk kanë formuar kolona, bëjnë të ditur mediat lokale.
