Në mëngjes u regjistrua tërmet në Maqedoni

TË FUNDIT

Tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter u ndje këtë mëngjes në Ohër.

Tërmeti u regjistrua në orën 5:36 të mëngjesit, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën Peshtani-Ohër-Strugë.

Tërmeti u ndje nga banorët e qyteteve të Ohrit dhe Strugës, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale.