Partia GERB e ish kryeministrit Bojko Borisov është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në Bullgarinë. U votua edhe në Maqedoninë në 7 vende zgjedhore. Prej 461 votave, 127 bullgarë kanë votuar për GERB.
Rezultate të votimit në Maqedoni:
GERB -127
“VMRO-BND” -91
“Vazhdojmë me ndryshimet” -69
“Bullgaria demokratike” -38
“Rilindje” -30
“Ka një popull të tillë” -22
Nga GERB-i dje nuk komentuan, vetëm kryetari i partisë, në Facebook falënderoi për përkrahjen ndërsa gjatë procesit të votimit tha:
“Bota është në luftë, të pozicionuar në mënyrë të qartë. Unë i kuptoj kolegët politikanë që po ikin dhe fshihen, i ikin temës, por muajve të ardhshëm kjo do të jetë tema kryesore. Kemi thënë qartë se duke marrë parasysh pushtimin, luftën, ku agresori është Putin, asgjë kundër popullit rus në referendumet, Bullgaria duhet të jetë shumë e qartë dhe precize. Vendi ku përket është BE dhe NATO”, tha Bojko Borisov, kryetar i GERB.
Ish kryeministri Kiril Petkov e pranoi humbjen, duke porositur se nuk do të bëjnë koalicion me GERB dhe do të ulen në vendin e opozitës në sallën e Kuvendit.
“Ne tregojmë qartë se i humbëm zgjedhjet. Prej kësaj pike e më tutje na pret dimër jo aq të lehtë. Dua t’i uroj sukses GERB-it për formimin e Qeverisë për shkak se suksesi i tyre do të jetë sukses për të gjithë bullgarët”, pohoi Asen Vasilev, zëvendës kryetar i “Vazhdojmë me Ndryshimin”.
Në intervistën e parë pas humbjes, ish kryeministri Kiril Petkov njoftoi për skenarin e pamundur për qeveri të re.
“Ne nuk do të bëjmë koalicion me GERB e as me DPS, jo se nuk e kuptojmë rëndësinë që të formohet qeveria e re, por se ka dallime të vlerave”, theksoi Kiril Petkov, kryetar i “Vazhdojmë me Ndryshimin”
Deri më 2 nëntor presidenti Rumen Radev duhet ta thërrasë parlamentin e ri, pastaj ta japë mandatin për përbërjen e re qeveritare. Nëse Bojko Borisov nuk arrin në këtë, gjë që pritet sipas mandateve që i fitoi për formimin e qeverisë, mandatin e merr Kiril Petkov, nëse edhe ai dështon, mandatin e jep presidenti sipas zgjedhjes së tij. Nëse edhe kësaj here nuk formohet qeveria, gjatë muajve të ardhshëm, Bullgaria përsëri do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nga Maqedonia, Zoran Zaev ishte i pari që uroi.
“I uroj GERB-it dhe mikut tim të mirë Bojko Borisov për fitoren dhe besimin që ia dha populli bullgar. Uroj biseda të suksesshme për formimin e qeverisë së re që do të sjellë stabilitet te fqinji ynë lindor dhe prosperitet në Bullgari. Stabiliteti i Bullgarisë dhe popullit bullgar është i mirë për popullin maqedonas dhe qytetarët e të gjithë Ballkanit”, deklaroi Zoran Zaev, ish kryeministër i Maqedonisë.
Në zgjedhjet e katërta parlamentare në Bullgari që u mbajtën brenda 18 muajve të fundit, morën pjesë 29 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kishin 6.600.000 qytetarë. Përveç në Bullgari, bullgarët votuan në 755 vende zgjedhore në 62 vende të botës.
