Në komunat e Pellagonisë Manastir dhe Demir Hisar vazhdon procesi demokratik zgjedhor për kryetar komune në kuadër të rrethit të dytë të Zgjedhjeve lokale.
Në territorin e Komunës së Manastirit të drejtë vote kanë 80.882 persona, ndërsa në 170 vendvotime deri në orën 17:00 votuan 50,42 për qind nga banorët e evidentuar në Listën e vetme zgjedhore, kumtoi Igor Talevski, kryetar i KKZ-Manastir.
Në territorin e Komunës Demir Hisar votohet në 36 vendvotime.
“Të drejtë vote kanë 6.595 persona të evidentuar në Listën e vetme zgjedhore, ndërsa deri në orën 17 votuan 67,54 për qind me të drejtë vote”, deklaroi Bllagojçe Bërsakovski, kryetar i KKZ-Demir Hisar.
